Në galerinë e arteve, Vilson Kilica, në Fier u çel të premten ekspozita “Apolo Art Colony 201” ku 25 artistë nga 11 shtete te Botës prezantuan punimet e tyre artistike në pikturë. Nga abstraktja tek figurativja e gjurmëve, tonalitete dhe motive personale të artistit. 20 punime të artit pamor u prezantuan në galerinë e arteve “Vilson Kilica”, të Fierit, krijimtari e 25 artistëve nga 11 shtete të ndryshme të botës në edicionin e dhjetë “Apolo Art Colony 2021”. E ardhur nga Anglia, artistja Lina Ogaily është e gëzuar që ndodhet në Shqipëri. “E adhuroj të kthehem këtu më shumë se e dua vendin dhe kulturën. 'Art Colony' është shumë interesant si projekt, pasi është një mundësi për ne dhe për të takuar artistë, punuar së bashku dhe për të provuar përvoja të ndryshme. Shpresoj të kthehem sërisht këtu”, tha artistja angleze Lina Ogaily. "Është një kënaqesi e vecantë të marrësh pjesë në një event të ketillë të organizuar në këtë Galeri prestigjoze dhe shumë me peshë të vlerës dhe kulturës shqiptare në të cilën marin pjesë shumë artiste të vendeve të ndryshme të Europës dhe të Azisë, por megjithatë ajo e bukura është se secili në fushën e vetë shpreh motivet dhe stilet e tyre orgjinale. Dhe kjo e bën më të fuqishme qëndrimin e përbashkët të të gjithë artistëve dhe promovimin e artit të tyre", u shpreh piktori nga Kosova, Hajrush Fazliu. Organizatori Saimir Ahmeti vlerësoi ekspozitën si një pasuri për fondin e galerisë së Arteve të Fierit. “Jemi në Edicionin e 10-të Art Apoloni megjithëse në kohë pandemie u arrit të realizohet nje aktivitet i sukseseshem nga 25 artistë nga gjithë Europa si: Ukrahina, Rusija, Anglia,Turqia Italia, Kosova të cilët kanë sjellë e një kolorit evident, shkolla të ndryshme, por patëm dhe një bashkëpunim të mirë", tha organizatori Saimir Ahmeti. Në fund të prezantimit të veprave, artistët u vlerësuan me çertifikata mirënjohje. Ekspozita “Apolo Art Colony 2021” do të qëndroj e hapur për 10 ditë deri më 21 qershor 2021.
Çelet ekspozita 'Apolo Art Colony 2021' në Fier, mblidhen 25 artistë nga 11 vende të botës! Artistja angleze: E lumtur të kthehem në Shqipëri
Video të tjera
-
Studimi i ri mbi ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut, të dhënat e reja: Mund të jetë botuar në Napoli
9 Qershor, 16:36 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Durrës Music Festival’, në qytetin bregdetar deri në 12 qershor! Shfaqja ‘Art’, tek Eksperimenatali
9 Qershor, 16:23 -
Gonxhja në Korçë: Kulla e Turanit drejt rikthimit si atraksion turistik
9 Qershor, 09:13 -
Monumentet në rrezik! Rreth 50 shtëpi muzeale në Gjirokastër drej shembjes! Drejtori i Trashëgimisë: Duhet ndryshuar ligji, na pengojnë pronarët për t’i restauruar
8 Qershor, 18:09 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Himart 2026’, kolonia e piktorëve në jug të vendit! Filmi ‘Më çoni në Qafë të Botës të shoh Çamërinë’, premierë
8 Qershor, 16:38 -
Tre kryevepra autobiografike të Annie Ernaux tashmë në shqip, Canosinaj mbyll sagën e Merit dhe Sidit me romanin e tretë! Studimet e Sinanit, çelës për të kuptuar veprën Kadare
7 Qershor, 16:16 -
Rubrika 'Melodia e Vargut' sjell 'Këngë dashurie' nga poeti gjerman Hermann Hesse, fitues i çmimit Nobel në letërsi
7 Qershor, 16:11 -
Korça në festë! Festivali i Karnavaleve çel sezonin veror, kulmon me paradën madhështore
7 Qershor, 16:00 -
Ekspozita e tretë personale e Xhelsina Petritajt në Berat
6 Qershor, 17:39 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Art’, komedia për miqësinë në teatrin eksperimental!
6 Qershor, 17:27 -
Aktivitetet kulturore/ Legjenda e muzikës elektronike, ‘Black Coffee’ vjen në Tiranë! Sonte koncert te Liqeni Artificial
4 Qershor, 15:47 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Një histori kafeje’, shfaqje te Metropol! Edicioni i katërt i Festivalit Evropian të Filmit për të Rinjtë në Tiranë
3 Qershor, 16:47 -
80 vjetori i Italisë, Alberti: Veprime konkrete në Shqipëri!
3 Qershor, 16:29 -
Strategjia e kulturës, Gonxhja: Dyfishim financimi deri në 2030
3 Qershor, 16:14 -
Eslin Kurti me këngën 'Kërce me mua' fituese e Festivalit Kombëtar të Këngës për Fëmijë! Përfaqëson Shqipërinë në Junior Eurovision
2 Qershor, 16:48 -
Zbulime të reja në parkun arkeologjik të Amantias, Arkeologu: Dy struktura të rëndësishme nga antikiteti
2 Qershor, 16:45 -
Transformimi i Pallatit të Kongreseve, 5 studio në garë
2 Qershor, 16:30 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Post International Student Film Festival’ në Tiranë! ‘Free Zone’ i regjisorit Amos Gitai sonte në ‘Millenium’
2 Qershor, 15:56 -
Artistët siçilianë çelin Javën e Kulturës Italiane, mbrëmje magjike me muzikë jazz në Berat
1 Qershor, 17:12 -
Aktivitetet kulturore/ Çelet sot Festivali Ndërkombëtar i Filmit ‘Dea Open Air’! Java kulturore italiane, nata e muzikës jazz në Gjirokastër
1 Qershor, 16:24