Çelet në Tiranë ekspozita e Fadil Berishë dhe miss universi Shqipëria, Ina Dajçit

11 Korrik 2021, 22:57

Shikimi është një akt social që përmban një projeksion të lehtë sa drita.

 “What I Saw” është një ekspozitë mbi talentin shqiptar dhe një manifestim kulturor që ka për autorë: fotografin me famë botërore Fadil Berishën dhe të posashpallurën Miss Universe Albania 2021, Ina Dajçin.

Në spektaklin e 9 korrikut Ina Dajçi për Shqipërinë dhe Tutti Sejdiu për Kosovën u shpallën fituese si vajzat më të bukura dhe inteligjente që do të përfaqësojnë të dyja vendet në Miss Universe 2021.

Në ekspozitën që u çel këtë të shtunë në Muzeun Historik Kombëtar, dy emra të njohur në botën e spektaklit dhe modelingut, Fadil Berisha dhe tashmë emri i ri, Ina Dajçi, kanë krijuar një duet dritash, ngjyrash dhe emocionesh.  

Ekspozita në ambientet e Hollit Kryesor të Muzeut Historik Kombëtar do të qëndrojë e çelur deri më 20 korrik.

Fotografi i njohur Fadil Berisha ka preferuar që ekspozitën ta çel Ina Dajçi.  Ai e sheh atë me një të ardhme të bukur në botën e modelingut dhe spektaklit.

Tek Ina Dajçi me zhdërvjelltësinë e karakterit dhe oratorinë, flet e ardhmja që Fadil Berisha e ka paraparë.