Celibashi në Report Tv: Rezultati i zgjedhjeve për 48 orë, ai i kandidatëve fitues del për 1 javë

19 Prill 2021, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 14:45:53

Kryekomisioneri i Ilirjan Celibashi tha në Report Tv se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për partitë politike do të dalë brenda 48 orëve, ndërsa sa i takon kandidatëve do marrë më shumë kohë, 6 ditë deri në 1 javë. Celibashi tha se janë marrë masat që qytetarët të njihen me listën e kandidatëve dhe emrat, ndërsa në çdo qendër votimi do ketë kamera.