Çështja Balluku në Kushtetuese, avokati Duraj për Report Tv: GJKKO ka të drejtë në vendimin për pezullim! Rama po luan me dy standarde

2 Dhjetor, 14:54 | Përditesimi: 2 Dhjetor, 14:54

Mbledhja e Gjyqtarëve do të vendosë nëse ankimi i kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, do të kalojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Avokati Alban Duraj i ftuar në studion e “Sot, Live në Shqipëri”, u shpreh pro vendimit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) lidhur me pezullimin e Ballukut nga detyra, duke thënë se zv.kryeministrja mund të ndikojë në prishjen e provave apo intimidimin e dëshmitarëve.

Duraj tha se për të, i padrejtë është vendimi për ndalimin jashtë territorit shqiptar, masë për të cilën duhet të ishte kërkuar autorizim nga Këshilli i Mandateve, për shkak të imunitetit të deputetit që ajo gëzon. Avokati tha se ministrat e kabinetit nuk gëzojnë të njëjtin imunitet si deputetët.

A.A/Shqiptarja.com