Çfarë duan SHBA-të? 5 çështjet kryesore për marrëveshjen për Ukrainën: Nga kufijtë te siguria

24 Nëntor, 17:32 | Përditesimi: 24 Nëntor, 17:32

Pesë pika janë, për momentin, në qendër të negociatave të nisura dje në Gjenevë. Ukraina i konsideron ato të pazëvendësueshme, ndërsa për gjithçka tjetër, rrëfen një burim europian, “nga Kievi vijnë sinjale fleksibiliteti”. Qasja e ukrainasve mbështetet plotësisht nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe Italisë, si edhe nga Komisioni Europian.

Së pari, delegacioni ukrainas i udhëhequr nga Andriy Yermak u ka shpjeguar bashkëbiseduesve amerikanë se do të refuzohet çdo lloj njohjeje juridike të territoreve të pushtuara me forcë nga ushtria ruse. Siç ka përsëritur disa herë, Volodymyr Zelensky është i gatshëm të negociojë “duke nisur nga linja aktuale e frontit”.

Në praktikë kjo do të thotë se askush në Kiev, as në kryeqytetet evropiane dhe, aq më pak, në Uashington, nuk mendon se një ditë Ukraina do të rifitojë kontrollin e katër rajoneve pothuajse tërësisht të pushtuara (Donetsk, Lugansk, Kherson, Zaporizhzhia). Në draftin e planit të paraqitur nga amerikanët, përkundrazi, përcaktohet që ato territore të konsiderohen ruse “de facto”.

r.k./Shqiptarja.com