Çfarë la pas sulmi i dhunshëm te Ministria e Arsimit, gurët ende në oborr, xhamat e bëra copash

14 Tetor, 10:16 | Përditesimi: 14 Tetor, 10:16

Report Tv sjell pamjet që tregojnë pasojat e sulmit të dhunshëm ndaj Ministrisë së Arsimit gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Oborri është mbushur me gurë e pllaka trotuari të shkulura, ndërsa disa xhama të Ministrisë janë thyer.

E.H/Shqiptarja.com