Çfarë la pas sulmi me dron në Bejrut që vrau një zyrtar të lartë të Hamasit

2 Janar, 21:13

Janë publikuar pamjet që tregojnë një ndërtesë pjesërisht të shkatërruar pasi një zyrtar i lartë i Hamasit u vra gjatë një sulmi me dron në Bejrut. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se sulmi me dron u krye nga Izraeli. Pamjet tregojnë se ndërtesa që u vu në shënjestër ishte afër një farmacie dhe dyqanesh të tjera në kryeqytetin libanez.