‘Nën lupën’ e stilistes Anila Konomi, ja çfarë nuk shkon me veshjet e deputeteve shqiptare

28 Dhjetor 2021, 12:16 | Përditesimi i fundit: 2021-12-28 12:42:17

Cdo të enjte zonjat deputete të Kuvendit të Shqipërisë janë në vëmendjen e medias më shumë për veshjet e tyre ndërsa parakalojnë për në sallën e parlamentit sesa për fjalimet e tyre. Disa janë cilësuar si zonja me shumë stil të cilat ruajnë etikën e veshjes formale që I përshtatet profilit të tyre por ka edhe nga ato zonja deputete që shpesh gabojnë në stil. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” stilistja Anila Konomi komentoi dhe këshilloi deputete shqiptare për stilin e përzgjedhur në daljet e tyre të fundit publike. 

Sipas stilistes ndër deputetet që kohët e fundit po gabon paksa me stilin e saj është znj.Grida Duma. Ajo ka qenë tepër e komentuar kohët e fundit sidomos për look-un e saj prejen dhe ngjyrën e flokëve.

Këto kohët e fundit nuk e shoh shumë mirë,  e shoh si një ikonë mode, jo si një grua politikane, me look-un e fundit me prerjen e flokëve është një tendencë pak e ftohtë, ka ndryshuar dhe kolorin e flokëve, të errët gjë që e bën tepër të ftohtë dhe humb vëmendja nga fjala e saj.