-
Më mirë një mik se një çiflig? Çfarë mendojnë Nard Ndoka, Edlira Çepani dhe Bledi Strakosha
Më mirë një mik se një thesar…a vlen kjo shprehje në ditët e sotme?! Sa e rëndësishme është miqësia për ne? A ka receta për të ruajtur një miqësi të vërtetë?
Nëse do kërkonim për një përkufizim sociologjik, miqësia është një lloj lidhje sociale, e shoqëruar nga një ndjenjë dashurie e ndërsjellë, që jetohet në mes dy ose më shumë personave…por a ekziston shoqëria e vërtetë sot? Fraza: Kush gjen një mik, gjen një thesar, ka vlerë ende? Pothuajse në të gjitha kulturat, miqësia kuptohet dhe perceptohet si një marrëdhënie e barabartë, e bazuar tek respekti, vlerësimi dhe gatishmëria reciproke. Në çdo epokë, miqësia është konsideruar një nga eksperiencat më të rëndësishme njerëzore dhe është shenjtëruar nga të gjitha besimet.
Sociologët thonë se miqësia nuk është thjesht diçka që lind pa shkak, por është një marrëdhënie që dhuron dhe merr, një ndjesi pak e vështirë në kohët tona, që vihet re rrallë e më rrallë, por që ne ende duam të besojmë se ekziston… Por çfarë mendojnë panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli” Edlira Çepani, Nard Ndoka dhe Bledi Strakosha?
-
Bëje vetë! Maskë për fytyrë dhe dekolte / Pastrues furçash make up / Detergjent natyral për divanët
Në rubrikën “Bëje vetë” në emisionin Rreze Dielli në Report TV, me estetisten Sidorela Gremi realizuam një nga maskat më të famshme të momentit me kastravec për fytyrën, qafën dhe dekoltenë. Gjithashtu për të gjitha vajzat dhe zonjat treguam sesi mund të pastrojmë furçat e make up-t në pak minuta. Ndërsa për amvisat sugjeruam si të realizojmë vetë në shtëpi një detergjent me përbërës natyral, për të pastruar divanet shumë lehtë dhe për një aromë të freskët që zgjat.
Maskë me kastravec për fytyrën, qafën e dekoltenë:
· Kastravec
· Një lugë kos
· Një lugë vaj kokosi
· Blender për përgatitje
Maskë për sytë:
· Ujë
· Kastravec
· Majdanoz ose mente
· Blender për përgatitje
· Pambuk për sytë
Pastrimi i furçave të make up-it:
· Vazo qelqi
· Sapun i lëngshëm
· Pak aromatizues rrobash
· Alkool
Pastrues aromatizues për divanet e shtëpisë:
· Detergjent zbutës
· Sodë buke
· Ujë
-
Ja si mund të shkëlqejnë qenushët tuaj! Nga sekreti i larjes, tek krehja dhe ...
Si ti kurojmë kafshët estetikisht? Cilat janë shërbimet ‘trendi’ për miqtë katërputroshë që të duken të kuruar dhe të pastër njëkohësisht?
Kafshët shtëpiake kanë një vend të veçantë në jetën dhe zemrën e njerëzve. Ato janë të dobishme pasi ofrojnë mbështetje sociale dhe emocionale. Si fëmijë të vegjël që nuk rriten kurrë, ato duan të argëtohen dhe t’u japin dashuri pa kushte. Nënat janë kujdestare në sytë e tyre, ata duan kujdes, ushqim dhe të pastrohen. Pra janë si çdo pjesëtar tjetër i familjes.
Është e rëndësishme që çdo kafshë që ju mbani në shtëpi t’i siguroni standardin më të lartë të kujdesit për të, duke filluar nga ushqimi, shëtitjet, mësimi i të sjellurit, kujdesi mjekësor dhe më kryesorja pastërtia - higjena për qimet e qenushëve është shumë e rëndësishme. Në studion e “Rreze Dielli" estetistja e kafshëve Ilva Kaloshi Leskaj tregon disa nga hapat bazë të kurimit të miqve tanë katërputroshë duke filluar nga larja tek krehja. Bisedës i bashkohet dhe regjisorja e njohur Elma Doresi, e cila ka një pasion dhe dashuri të veçantë për kafshët shtëpiake. Ndërsa psikologia Eriona Hoxha, rendit disa arsye përse është mirë që të mbajmë kafshë shtëpiake në familje dhe si ndikojnë ato në formimin e fëmijës.
-
"Takimi me Monica Bellucci më ndryshoi jetën" shqiptari që hap restorant me emrin e aktores
Në skype nga Berlini, shqiptari i Maqedonisë Adrian Elmazi rrëfen historinë e tij të suksesit në fushën e gastronomisë. Takimi me aktoren italiane Monica Bellucci i ndryshoi tërësisht jetën, duke hapur restorantin e njohur me emrin “Bellucci”, në qendër të Berlinit, ku gatuhen specialitete italiane…
Adrian Elmazi nëpërmjet një lidhje skype nga Berlini me studion e “Rreze Dielli”, rrëfen historinë e tij të emigrimit nga Maqedonia në Gjermani fillimisht për të ndjekur si çdo i ri ëndrrën për tu bërë aktor, ëndërr e cila nuk iu realizua, por që iu përmbush me një tjetër pasion të cilin e kuptoi pas një kalvari punësh në fillim si pjatalarës, më pas si menaxher restoranti. Gjatë edukimit të tij në fushën e hotelerisë përgjatë një tour-i në Europë, një takim me aktoren e famshme Monica Bellucci i ndryshoi jetën Adrianit. “Ajo më magjepsi aq shumë me personalitetin e saj të madh, sharmin dhe standardet e saj, saqë e dija që restorantin tim do ta emëroja me emrin e saj” shprehet ai. Fillon të punojë fort për njohjen e gastronomisë dhe sot drejton një nga restorantet më të njohur në Berlin, Restorant Bellucci. “Monica Bellucci më ka sjellë vërtet fat dhe shpresoj që një ditë ajo të vizitojë restorantin tim” kështu e mbyll intervistën Adriani nga restoranti i tij në Berlin.
-
Fëmija juaj lexon pa mbushur 5 vjeç? Prindër Kujdes! Drejtohuni tek specialisti, fëmija mund të…
Me mjeken neuropediatre Migena Kika flasim për hiperleksinë, si ta dallojmë këtë sindromë tek fëmijët që mësojnë të lexojnë pa mbushur akoma 5 vjeç?
Hiperleksia është një sindromë me dy karakteristika kryesore: nga njëra anë, fëmija ka një aftësi të parakohshme për të lexuar, dhe nga ana tjetër, paraqet disa vështirësi në të kuptuarit dhe përdorimin e gjuhës verbale, gjë që shkakton probleme në ndërveprimet shoqërore. Fëmija ndjen një magjepsje të madhe për shkronjat apo për numrat ose për të dyja bashkë. Dhe kjo sjell një aftësi të përparuar të leximit për moshën e fëmijës, krahasuar me fëmijët e së njëjtës moshë. Mjekja në studion e “Rreze Dielli” tregoi disa nga simptomat apo karakteristikat që shfaqin këto fëmijë më herët dhe kur prindërit duhet të shqetësohen dhe të drejtohen tek një specialist.
Gjithashtu me neuropediatren flasim dhe për anglishten e ekraneve tek fëmijët e vegjël. Në kohët e sotme gjithnjë e më shumë dëgjon prindër që thonë fëmija im më shumë flet anglisht sesa shqip. Por a përbën kjo problem për zhvillimin e fëmijës nëse ai arrin të mësojë fjalë anglisht nga kukullat që shikon në televizor më shpejt sesa të flasë në gjuhën e nënës. A është mirë që fëmija të zhvillojë shumë më mirë një gjuhë të huaj para gjuhës amtare, çfarë pasojash sjell ky fenomen? Si ndikon në formimin e fëmijës mënyra sesi procesohet kjo gjuhë në formë automatike nëpërmjet ekranit apo tableteve?
-
Ushtrime për vetëmbrojtjen e vajzave në raste rreziku, si t’ia dalin vetë pa ndihmën e meshkujve
Ushtrime për vetëmbrojtjen e vajzave në raste rreziku, si t’ia dalin vetë pa ndihmën e meshkujve. Uliks Gjonaj, instruktori i komando “Krav Maga” flet për teknikat e reja të vetëmbrojtjes…
Uliks Gjonaj këto ditë ndodhet në Shqipëri pasi është duke bërë një kurs vetëmbrojtje me vajza dhe gra për ngacmime të shumta që mund të hasin në jetë.
Uliks Gjonaj pasi përfundon fakultetin si mjek asistent në Norwalk të USA, pranohet ne Akademinë e Artit Luftarak. Gjonaj është i specializuar për shoqërimin e delegacioneve shtetërore, sidomos në sektorin për mbrojtje të afërt dhe mbrojtje të largët, dhe është shqiptari i dytë në botë, që është i pranuar në këtë akademi. Në vitin 2009 emërohet si Drejtor në Zvicër i Federatës Internacionale të Kempo Karates Botërore. Uliks Gjonaj është Instruktor në Komando Krav Maga në sistemin e mbrotjes trupore, liçencuar nga Departmenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Aktualisht ai mban nivelin e shtate (maksimal) të Comando Krav Maga, në botë vetëm 12 njerëz e mbajnë këtë nivel.
-
Nga uji me oriz për flokët tek maskat për pastrim poresh, hidratim fytyre dhe qafë pa rrudha
Në studion e Rreze Dielli, në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi realizojmë tre maska të shpejta për flokët, fytyrën dhe rrudhat e qafës me përbërës natyral që të gjithë i kemi në shtëpi. Estetisja rekomandoi dhe terapinë me akull, një nga më të mirat për relaksimin, qetësimin dhe tonifikimin e fytyrës dhe dekoltesë. Mund të përgatisni vetë në shtëpi kubikë akulli me sherebel, kamomil, livando dhe aloe vera dhe të masazhoni për disa minuta mollëzat e fytyrës dhe pjesën e dekoltesë.
Maska e parë me 1 gotë oriz dhe 4 gota ujë shërben për ushqimin dhe rritjen e flokëve në mënyrë të shpejtë dhe të shëndetshme.
Maska e dytë me 1 lugë kos, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë lëng limoni shërben për një fytyrë të relaksuar dhe të freskët pas make up-it, gjithashtu pastron poret dhe mban të hidratuar lëkurën.
Maska e tretë me 1 lugë mjaltë dhe 1 të bardhë veze është një maskë ideale për rrudhat e qafës.
-
Kulturë,histori,traditë /Të rinjtë shqiptarë të diasporës në një udhëtim magjik në Kosovë e Shqipëri
Të rinjtë shqiptar të diasporës mblidhen së bashku në një udhëtim për të eksploruar më shumë për vendin e tyre të origjinës dhe për të forcuar rrënjët e tyre shqiptare…
Të rinj me origjinë shqiptare të moshës 18-24 vjeç që jetojnë në diasporë kanë mundësinë që përgjatë 2 javëve në muajin Gusht të këtij viti të bëjnë një udhëtim (falas) nëpër Kosovë dhe Shqipëri, ku do të kenë mundësinë të vizitojnë vendet më të shquara shqiptare sa i përket historisë, kulturës, traditës në Prekaz, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë e Gjakovë në Kosovë dhe Tiranë, Petrelë, Krujë, Berat e Karaburun në Shqipëri.
Ky projekt, thotë organizatori Naim Robelli, ka për synim që të rinjtë e diasporës nga Europa dhe Amerika të forcojnë rrënjët e tyre shqiptare dhe pse jo në të ardhmen të kenë mundësi të angazhohen në vendet e tyre të origjinës duke kontribuar në aspektin profesional apo në një formë tjetër.
-
Një nuse si Matina Çobo... Nutricionistja rrëfen emocionet e papërshkruara nga dasma e saj
Një nuse si Matina Çobo. Nutricionistja rrëfen emocionet e papërshkruara nga dasma e saj me bashkëshortin dhe shokun e saj më të mirë. Çifti prezanton edhe frutin e dashurisë, vajzën e tyre, Kapris.
Javën e kaluar, nutricionistja e njohur Matina Çobo i ka dhënë fund beqarisë me bashkëshortin e saj Klaton Kumaraku, në një ceremoni private që mblodhi shumë familjarë dhe të afërm. Mjekja nutricioniste e veshur nën një fustan si një princeshë përjetoi momentin më të ëmbël të jetës së saj, por qershiza mbi tortë ishte vajza e çiftit, Kapris e cila mori pjesë në dasmën e prindërve të saj …
Matina rrëfen emocionet e kësaj dite të madhe si dhe kujton propozimin për martesë disa vite më parë, një moment shumë special pasi ndodhi fiks si në përralla, në ishullin e dashurisë, në Capri të Italisë, vendi i cili inspiroi çiftin edhe për emrin që i vendosën vajzës vite më pas.
-
Historia e Florencit, korçarit që emigroi në Amerikë me para borxh, sot pronar i 18 restoranteve
Historia e korçarit Florenc Leshnja që ka emigruar në Amerikë me para borxh dhe sot është pronari i 18 restoranteve. Si ia doli që të bënte realitet ëndrrën amerikane dhe forca e dëshira për të mos u dorëzuar kurrë…
Florenc Leshnja është një prej korçarëve që ka arritur ëndrrën amerikane ku tashmë është pronar i 18 restoranteve në Amerikë. “Kur kemi ardhur në USA në qershor të vitit 1999, me llotari amerikane kemi marë lekë borxh. Fillimisht muajt e parë ishin shumë të vështirë, babai akoma nuk hapte valixhet pasi ishte gjithë kohën i zhgënjyer. Për gjyshërit e mi ikja jonë qe si një vdekje e dytë. Kur erdhëm në Teksas, sikur m’u ndal fryma”- kështu i kujton momentet e para të emigrimit nga Korça për në Shtetet e Bashkuara Florenci. Ai tregon se fillimisht punën e parë e ka filluar në shpërndarjen e picave, më pas në kuzhinë, ndërsa sot ai ka restorantin e tij dhe jo vetëm një, por falë punës së palodhur sot ndihmon të gjithë komunitetin e shqiptarëve që ndodhen në Teksas.
-
Historia e Megit, nga depresioni tek blogu i gatimit dhe financimi i librave falas për vajza dhe gra
Historia frymëzuese e Megi Xhemalit, vajza nga New York-u që pas luftës me depresionin ndihmon me libra psikologjie falas, gratë edhe vajzat në Shqipëri. Megi dërgon shuma parash për këto libra, të cilat i nxjerr nga gatimet në blogun e saj në Instagram…
Megi Xhemali është një vajzë me shumë pasione që jeton dhe punon në NY. Para disa kohësh Megi hapi një faqe në instagram ‘Biblioteka e Megit’ ku nisi një projekt për të promovuar leximin e librave falas nga fëmijë, të rinj por veçanërisht vajza dhe gra. Ajo me kontributin e saj personal nisi të blejë shumë libra psikologjik për vajzat dhe gratë, në mënyrë për t’i ndihmuar të kalojnë problemet psikologjike apo libra motivues sesi të bëhen të zonjat e vetes duke kaluar të gjitha momentet e vështira në jetë. Megi rrëfen se këtë iniciativë e mori nxitur nga një periudhë e vështirë e jetës së saj me stresin, depresionin dhe ankthin dhe ku libri iu bë miku dhe motivuesi i saj më i mirë për të ecur përpara.
-
E vërteta për testet e intolerancës ushqimore, shumë shpenzime për asgjë?
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me nutricionistin Altin Joka flasim për testet e intolerancës ushqimore, a janë të vërteta dhe efektive dhe ku duhet të bazohemi për regjimin tonë ushqimor?
Ka një tendencë të kohëve të fundit të testeve të shtrenjta (testi i gjakut, testi i pulsit, testi i fijes së flokut, testi elektromagnetik, apo testi i frymëmarrjes me hidrogjen) të quajtura “teste të intolerancës ushqimore”, të cilat synojnë të shqyrtojnë tolerancën ndaj qindra ushqimeve. Por a janë vërtetë të sakta këto teste? A ka prova shkencore që vërtetojnë shmangien e disa ushqimeve specifike?
Po testi për intolerancën ndaj laktozës dhe glutenit a është i saktë? Si të kuptojmë dhe dallojmë shenjat e një intolerance ndaj një ushqimi të caktuar me alergjinë ushqimore, cilat janë tiparet dalluese?
-
Altin Joka: Kujdes, ja ku po gaboni / Dieta sipas grupit të gjakut nuk funksionon, sjell…
Në studion e ‘Rreze Dielli’ në një lidhje skype nga Suedia me nutricionistin Altin Joka, flasim për të ushqyerit sipas grupeve të gjakut, a janë efektive këto mënyra dhe pse?
Shpesh dëgjojmë dietologë, nutricionistë ose njerëz që rekomandojnë apo praktikojnë dietat sipas grupit të gjakut dhe kjo ka kohë që është ende një trend…Por, a kanë bazë shkencore këto dieta të përpiluara në bazë të grupit të gjakut? Si funksionojnë për secilin grup? Çfarë të mirash apo të këqijash sjellin në shëndet dhe a kanë rezultat, çfarë thonë studimet më të fundit…
Sipas nutricionistit Altin Joka, cila është dieta apo regjimi më i mirë ushqimor që duhet të ndjekë një individ si për të rrëzuar peshë, por edhe për të jetuar sa më shëndetshëm.
-
Nga çaji pa sheqer tek sofra e madhe, traditat më të veçanta kineze vijnë në studion e Rreze Dielli
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me dy studentë kinezë që mësojnë dhe flasin shqip, dhe një vajzë shqiptare që mëson kinezçe. Studentët vijnë me veshje tradicionale kineze dhe flasin për kulturën dhe traditën kineze, pse e pëlqejnë Shqipërinë, cilat janë gatimet shqiptare që pëlqejnë më shumë…
Ziyu Jin, e pagëzuar me emrin shqiptar Arta, është studentja 21-vjeçare e cila studion gjuhën shqipe dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ajo ka ardhur në Shqipëri për të bërë praktikën e gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës dhe rrëfen arsyen që e nxiti për të zgjedhur gjuhën shqipe në studimet e saj… Ndërsa Jingqi Men, është student në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe i pëlqen të mësojë gjuhë të ndryshme në kohë të lirë. Pasionet e tij janë të shumta, ai thotë se kam mësuar Operën e Pekinit si edhe mund të këndoj Operën Kun që është opera më e vjetër në Kinë.
Ndërsa Atinela Nikolla, ka mbaruar studimet për filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. E magjepsur nga kultura lindore dhe gjuha kineze, ajo nis ta studiojë seriozisht këtë gjuhë të cilën sot e flet pastër dhe rrjedhshëm.
-
Ëndrrat e vërteta si ti dalloni/ Simbolikat në ëndërr që nuk duhen injoruar sipas studiueses
Çfarë na tregojnë ëndrrat? A janë ato paralajmëruese të një situate? Me studiuesen e shkencave të okultit Pranvera Xhafa flasim në studion e "Rreze Dielli" për kuptimin, shpjegimin dhe interpretimin e ëndrrave…
Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ëndërr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dimë kuptimin e tyre.
Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si kënaqësi, pikëllim, frikë, apo makthe. Po çfarë na tregojnë vërtetë ëndrrat? Çfarë tregojnë ëndrrat e përsëritura, kush kanë më kuptim ëndrrat e darkës, mëngjesit apo drekës? Cilat ëndrra mund të quhen sinjalizuese? Cilat janë disa nga simbolet që nuk duhen injoruar…
-
Alarmi i mjekut okulist: "Droga dixhitale" te fëmijët po iu merr shikimin, prindër kujdes në...
Rreziku që na vjen nga teknologjia. Mjeku okulist Rubin Topi paralajmëron se brenda vitit 2050 gjysma e popullsisë së botës do të jetë me syze …
Teknologjia është bërë një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pandarë e jetës tonë. Është e vërtetë që nga njëra anë përdorimi i teknologjisë moderne është mjaft i dobishëm për zhvillimin e shkencës në dobi të njerëzimit si dhe për karrierën profesionale. Por nga ana tjetër ekspozimi i tepruar ndaj këtyre pajisjeve po bën të mundur që shumë njerëz, duke filluar që nga moshat e hershme, të përballen me probleme serioze të shikimit.Vitet e fundit janë shtuar së tepërmi sëmundjet e syrit nga përdorimi i tepruar i mjeteve elektronike si dhe po vihen re çdo ditë e më shumë problemet e shikimit të fëmijëve të cilat vijojnë të rriten ndjeshëm.
Mjeku Rubin Topi ngre alarmin në studion e “Rreze Dielli” dhe paralajmëron se brenda disa viteve gjysma e popullsisë së botës do jetë me syze …Ai shprehet shumë i shqetësuar për dëmet që po shkaktojnë celularët tek sytë e fëmijëve. Fëmijët në ditët e sotme janë duke qëndruar aq shumë me mjetet elektonike në duart e tyre, dhe për këtë sytë e tyre janë më shumë të rrezikuar për dëmtim sesa çdo gjë tjetër.
-
Nga 'ashensori i tmerrit' në 'shtëpinë pa gravitet', aventurat e Edës në 105 vende të botës
Në studion e “Rreze Dielli” me Eda Bano, shqiptarja që ka shëtitur gati gjithë botën, na tregon pasionin e saj të udhëtimeve dhe eksperiencat më të bukura që i kanë mbetur në memorie…
Pasioni i saj për udhëtimet është i hershëm. Eda Bano e cilëson veten një qytetare të botës, pasi udhëton që prej 25 vitesh. Deri më sot ajo ka vizituar plot 105 vende të botës. Ajo udhëton çdo një muaj, ku në fillim të çdo viti bën planet e udhëtimeve vjetore. Eda Bano tregon se çdo udhëtim ka magjinë e tij, pasi ajo në më të shumtën e udhëtimeve të saj përpiqet që ato pak ditë të jetojë njësoj si vendasit si në veshje ashtu dhe në kulinari.
Eda na tregon vendet më të bukura që duhen vizituar patjetër 1 herë në jetë dhe si një turiste e specializuar tregon disa “truke” si të udhëtojmë sa më lirë.
-
“Familja jeta ime” Rrëfehet Lorik Cana, pasionet përtej fushës, dashuria me italianen dhe ...
Lorik Cana futbollisti profesionist në rolin e mesfushorit, ka luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë dhe për klubin e Italisë “S.S Lazio”. Pasionin për futbollin e ka nisur që në vogëli, ku që në adoleshencë filloi të luante për ekipin zviceran “Lausanne Sport”. Gjatë karrierës së tij ka luajtur në shumë ekipe prestigjioze në Europë.
Në studion e “Rreze Dielli” Lorik Cana flet për projektin e tij më të fundit me arbëreshët, një projekt me moton “për të njohur historinë tonë, duhet të zbulojmë rrënjët tona”. Gjithë shqiptarët anë e mbanë Botës kanë të drejtë të njihen me historinë e tyre, me historinë e të parëve tanë, me historinë e bijëve të Gjergj Kastriotit...Lorik Cana shprehet se ne kemi detyrën dhe përgjegjësinë të tregojmë se si vëllezërit tanë në Arbëri jetojnë, si flasin gjuhën që trashëguan, si këndojnë, si falen në gjuhën e trashëguar brez pas brezi…
Në fund të bisedës Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ndau pak momente dhe nga familja e tij. Si është njohur me bashkëshorten italiane Monica Ercoli, ndjesia e të qenit baba, pasioni i djalit të vogël për futbollin dhe së fundmi lidhja e veçantë me më të voglën e familjes Enkeleida.
-
-
Pse lodhemi pasi hamë? Çfarë është "koma e ushqimit"? Altin Joka: Disa mënyra si ta shmangni
Pse lodhemi pasi hamë? Çfarë është "koma e ushqimit"?
Me siguri të gjithë kemi përjetuar atë skenë klasike: ulur pas një dreke ose darke sidomos feste ku ndjesi letargjike na përshkojnë, qepallat duke u rënduar, disa prej nesh luftojnë dëshirën për të dremitur, një tension i shtuar dhe ritme zemre të larta, si të këputur dhe të paaftë për një kohë. Ne i themi vetes se thjesht hëngrëm shumë, por në fakt ekziston një shpjegim shkencor për këtë fenomen "komë ushqimore" (ose përgjumje pas ngrënies) dhe përshkruhet si një reaksion kimik që ndodh në trupin tonë.
Si mundet që ushqimi, që është menduar për të na dhënë energji, në të vërtetë na bën të ndihemi më të fjetur? Pse ndodh ky fenomen, a ndikojnë kombinimet e gabuara të ushqimeve të caktuara apo marrja me shumicë e sheqernave? Çfarë realisht ndodh në trupin tonë dhe çfarë duhet të bëjmë?
Nutricionisti Altin Joka na tregon 5 hapa të suksesshëm që duhet të ndjekim në regjimin tonë ditor për të shmangur këtë gjendje.
-
Alarm nga toksikologia /Rreziku që vjen nga cigaret elektronike: BBV rriti ndjeshëm përdoruesit
Cigaret elektronike, joshja e të rinjve nga pajisjet me avull. Cilat janë pasojat në organizëm dhe “mashtrimi” se ato ndihmojnë në lënien e duhanit…
E ftuar në studion e “Rreze Dielli” për të diskutuar mbi këtë problematikë Suela Xhufi, mjeke toksikologe.
Pirja e cigareve elektronike është rritur në masë kohët e fundit, kryesisht te moshat e reja. Një pajisje të tillë shumë të rinj e mbajnë në xhep. Nuk lë aromë cigareje dhe zgjat më shumë se pirja e një pakete. Një trend që po krijon masivitet në përdorim pa ditur se cilat janë kostot në shëndet, e aq më tepër tek të rinjtë. Cigarja elektronike është një pajisje që ju lejon të thithni nikotinë në avull dhe jo tym, ato nuk djegin duhan dhe nuk prodhojnë katran ose monoksid karboni. A janë cigaret elektronike një alternativë më e sigurtë për duhan pirësit dhe një mundësi e tyre në betejën për të lënë duhanin? A krijojnë varësi? Dhe më kryesorja, sa të dëmshme janë ato për shëndetin dhe çfarë pasojash mund të sjellin në organizëm?
-
Copëza historie nga jeta e grave në burg, Xhoi Jakaj sjell "Freedom" një mesazh për gratë dhe vajzat
“Liria ka çmim shumë të lartë edhe kur s’je në pranga” / Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj sjell botimin e saj të pestë "Freedom" me copëza historie të grave që vuajnë dënimin…
“Ndërgjegjia, është pasqyra që reflekton drejtësinë e vërtetë. Ktheje botën tënde të brendshme, në një gjë më të bukur se ajo jashtë teje! Përmirëso shpirtin sepse çelësi i lumturisë gjendet aty”. Libri më i ri në treg i autores dhe pedagoges Xhoi Jakaj. Ajo sjell për lexuesin dashuri, trill, histori dhembje e copëza jete nga gra të dënuara me vepra të ndryshme penale. Por edhe mënyra si drejtohet një institucion i tillë i vuajtjes së denimit dhe rehabilitimi i të dënuarave gra.
Nga fundi i bisedës një surprizë për mësuese Xhoin, Ambla Ndoj dhe Mei Sadikaj, dy vogëlushet me pasion prezantimin surprizojnë Xhoi Jakaj dhe "sfidojnë" Nikin në intervistë në studio…
-
Rrezik nga inteligjenca artificiale? Krijohet spikerja robot, ja profesionet e tjera që zëvendësohen
Inteligjenca artificiale që po shokon botën. Nga veshja e Papës me fustan, tek Merkel e Obama në plazh, e së fundmi krijimi i prezantueses artificiale. Ç’po ndodh me njerëzimin, cilat profesione do të zhduken përfundimisht?
Në skype nga Kosova, Kushtrim Shala, ekspert në fushën e telekomunikacionit për të folur rreth Inteligjencës artificiale, aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë tipike vetëm të mendjes njerëzore. Si do të ndikojë inteligjenca artificiale në shumë profesione, cilat janë ato më të rrezikuarat që priten të realizohen nga kjo teknologji dhe cilat do të jenë avantazhet dhe disavantazhet e kësaj teknologjie.
-
Humbi njërën këmbë në aksident, Lazim Latifi rrëfen 'minutin e artë' si shpëtoi nga vdekja
Lazim Latifi rrëfen si ka ndryshuar jeta e tij pas aksidentit që i mori njerën këmbë. Pasioni për sportin ka bërë që ai mos dorëzohet, por të ndjekë ëndrrën e vet.
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” inxhinieri dhe sportisti Lazim Latifi rrëfen se 6 vite më parë humbi këmbën në një aksident rrugor. ”Deri në moshën 45 vjeçare isha një njeri normal që e jetoja jetën në mënyrën më të mirë të mundshme fare i shpenguar, ndërsa më pas, pata momentin më të vështirë të jetës time, një aksident automobilistik” - e nis kështu rrëfimin prekës Lazim Latifi.
Ai humbi këmbën, por jo besimin, pasi gjeti forcë tek familja për të vazhduar përpara, duke mos rënë në pesimizëm. Falë bashkëshortes, dy fëmijëve dhe besimit në Zot, ai mundi të dilte nga momenti i vështirë, por një sfide e re i doli përpara, beteja ligjore për të kërkuar drejtësinë. Latifi tregon se pas vendosjes së protezës i lindi ideja që të merrte pjesë në maratona dhe ndeshje futbolli dhe sot është pjesë e ekipit Italian të futbollit të personave të amputuar.
-
Surprizojnë maturantët, dizenjojnë dhe prodhojnë lodra për fëmijë me aftësi të veçanta
Maturantët dizenjojnë e prodhojnë lodra për fëmijët me aftësi të veçanta. Në bashkëpunim me psikologë e logopedë kanë sjellë disa lodra që zhvillojnë shprehitë motorike e sociale të fëmijëve.
Në studion e “Rreze Dielli” për të folur për këtë nismë Orilda Kalami, mësuese dhe dy gjimnazistë Erlisa Demneri dhe Imad Hoxha.
Gjatë rritjes së një fëmije me aftësi ndryshe ose me një gjendje të ndërlikuar mjekësore, këshillohet të fitohet një mendësi e re përsa i përket nxitjes së zhvillimit të fëmijëve dhe gjetjes së mjeteve të duhura për ta mbështetur atë. Loja me lodra është një aspekt thelbësor i zhvillimit të fëmijëve, dhe mund të ndikojë në formimin e aftësive bazë. Megjithatë, ekziston një mospërputhje mes popullatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe mundësisë së gjetjes së lodrave specifike për t'i trajtuar këto sëmundje. Duke konsideruar dhe analizuar këtë problem në rritje, maturantët e gjimnazeve të Tiranës kanë vendosur të dizenjojnë dhe prodhojnë lodra për fëmijët me aftësi të veçanta.
-
Si të ndaloni ngrënien e thonjve / Nëse hani thonjtë, duhet ta dëgjoni patjetër këtë këshillë
Në studion e emisionit “Rreze Dielli” me psikologen Aurela Agalliu dhe stomatologen Enkeleda Zhupa u ndalëm në një problematikë që haset shumë shpesh siç është ngrënia e thonjve.
Onikofagjia ose ngrënia e thonjve, çfarë fshihet pas këtij vesi, cilat janë dëmet në organizëm tek personat që kanë këtë varësi dhe si mund ta ndalojmë? Pse disa njerëz hanë thonjtë, a është i trashëgueshëm ky problem dhe çfarë sëmundjesh na shkakton?
Ngrënia e thonjve konsiderohet si një shprehi e keqe dhe formë e varësisë. Pavarësisht pasojave potenciale të shëndetit, mbi 30% e njerëzve e bëjnë këtë gjë. Arsyet kryesore se përse njerëzit hanë thonjtë janë më së shumti psikologjike si ndjenja e të relaksuarit, ngrënia e thonjve mund të sjell komfort gjatë situatave stresuese, ose edhe mund t’ju qetësojë gjatë procesit të angazhimit në një detyrë të vështirë. Gjithashtu edhe ata që irritohen ose zemërohen shpesh kanë tendenca të qetësohen nga ngrënia e thonjve. Ngrënia e thonjve përveç aspektit estetik shkakton dhe probleme të tjera shëndetësore, nga prishja e dhëmbëve, dëmtimi i nofullës por dhe infeksionet bakteriale. Të ftuarat në studion e “Rreze Dielli” tregojnë disa hapa sesi mund ta largojmë këtë ves.
-
Njihuni me shqiptaren që ka në Kopenhagen restorantin e 8-të më të mirë në Danimarkë
E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ishte Eva Kjaer, sipërmarrësja e suksesshme në fushën e gastronomisë në Danimarkë.
Ajo ka 30 vite që jeton në Kopenhagen, ndërsa studimet i saj janë fokusuar tek gastronomia molekulare, fusha e saj e zemrës. ”Kam në pronësi në Kopenhagen një ndër 8 restorantet më të mira të gjithë Danimarkës dhe po në këtë rankim në botë dhe më është dashur shumë punë, pasi këtu konkurenca siç dihet është shumë e madhe” tha në fillim të intervistës Eva. Pasioni i saj për gatimin ka nisur që në moshën 10-vjeçare, ku futej në kuzhinë dhe eksperimentonte.
“Kam kuptuar se kur ke pasion, nuk lodhesh dhe të krijosh një emër në fushën e gastronomisë nuk është e lehtë” shprehet ajo. Kuzhina Daneze mbahet si një ndër më të zhvilluarat në botë, ku baza e saj janë produkte natyrale bimore si rrepat, lakrat, kërpudhat apo çdo gjë që gjendet në natyrë.
-
“Më pa nga koka tek këmbët, nuk e binda që...” Bianca dhe Lucas rrëfejnë historinë e dashurisë
Tango mjeshtër! Bianca dhe Lucas, çifti profesionist Argjentinas që kërcen tango do të rrëfejë pasionin e kërcimit të dashurisë dhe forcën shpirtërore që ka ky kërcim. Gjithashtu ata rrëfejnë dhe historine e tyre të dashurisë disa vjeçare që lindi pikërisht nga një kërcim tango...
Në studion e Rreze Dielli: Bianca Vrcan, kërcimtare dhe mësuese ndërkombëtare e Tangos Argjentinase; Lucas Boock, kërcimtar dhe këngëtar profesionist dhe Olta Canka, instruktore e tangos.
-
Një çelës gjigand në mes të Napolit, njihuni me shqiptarin që “pushtoi” qendrën 700 vjeçare
Njihuni me Alfred Mirashin, shqiptarin nga Miloti që ka vendosur në qendër të Napolit skulpturën e tij monumentale, e cila është bërë këto ditë simboli i qendrës së Napolit.
Pak ditë më parë në Piazza Mercato, Napoli u mblodhën personalitete të shquara të kulturës dhe artit, gazetarë dhe banorë, sytë e të cilëve u gozhduan mbi një çelës gjigand që qëndron në mes të sheshit. Madhështia e kësaj vepre arti të lë pa fjalë.
Ndërsa Piazza Mercato shndërrohet qendra e ngjarjeve artistike në Italinë e shenjtorëve të magjisë së krijimit, pakkush mendon se pas gjithë kësaj madhështie në sheshin legjendar të Napolit qëndron një shqiptar. Ai është Alfred Mirashi – Miloti, piktor, akademik dhe skulptor monumental.
Është pagëzuar si “Çelësi i së sotmes” dhe merr bekimin për të qenë një altar ku lutjet tona për një botë që meritojmë, të mund të dëgjohen, ëndrra jonë e madhe e dimensioneve eterne të lirisë, të bëhet realitet. Çdo ide e mendim që përcjell “Çelësi i së sotmes” është një mesazh që arti si dishepulli i dijes dhe dritës kërkon të shpërndajë duke trokitur në çdo zemër të hapur. “Çelësi i së sotmes”, i artistit Alfred Mirashi - Miloti, vjen në jetë për t'u përkundur në djepin e qytetërimit dhe artit, në Itali, duke u pagëzuar me ninullat e Napolit. Do të rritet në ëndje dhe shpirtin napolitan kjo krijesë prej korteni dhe mundi, për të vijuar shtegtimin nëpër qytetet e Italisë. Nuk do të mjaftohet vetëm me Italinë kjo vepër monumentale, sepse ai është pjesë e projektit, “Çelësat e unitetit”, i cili në bashkëpunim me JeanWolfe nga Los Angeles, do të synojë Amerikën dhe Botën.
-
Psikologia: Nëse keni këto sjellje në punë dhe shoqëri jeni një person empatik
Flasim për empatinë sociale, termi më i përdorur në ditët e sotme. Sa e rëndësishme është të jesh empatik dhe cilat janë karakteristikat e një personi me tipare empatike.
Empatia është aftësia për të kuptuar ose ndjerë atë që një person tjetër po përjeton, domethënë aftësia për ta vendosur veten në pozicionin e tjetrit. Përkufizimet e empatisë përfshijnë një gamë të gjerë gjendjesh emocionale, duke përfshirë kujdesin për njerëzit e tjerë dhe dëshirën për t'i ndihmuar ata; duke përjetuar emocione që përputhen me emocionet e një personi tjetër; duke dalluar se çfarë po mendon ose po ndjen një person tjetër dhe duke i bërë më pak të dallueshme diferencat mes vetvetes dhe tjetrit.
Martin Hoffman, psikolog dhe studiues i zhvillimit të empatisë shprehet se të gjithë kanë lindur me aftësinë për të ndier empati. Po sa empatikë janë njerëzit në ditët e sotme dhe sa e rëndësishme është kjo për një shoqëri sa më të mirë? Flasim në studion e Rreze Dielli me psikologen Rudina Koromani dhe shkrimtarin Skënder Sherifi.
-
Nga financat tek ekuilibri i zemrës, shihni sesi me një shkrim të thjeshtë mund t’ju ndryshojë jeta
Të rishkruash jetën tënde për ta transformuar atë…
Me ekspertët e jogës dhe meditimit Amadea Stefa dhe Martin Veigl, të cilët treguan përmes kaligrafisë TAO si mund të shkruajmë e rishkruajmë jetën tonë duke transformuar çdo aspekt të jetës nga financat tek marrëdhëniet. Këto shkrime janë shumë të vjetra dhe ekspertët treguan sesi ato mund të përdoren që nga fëmijët deri tek kompanitë e mëdha për të transformuar jetën dhe konceptin ndaj saj.
-
Reduktoni celulitin, nga maska e famshme me kafe turke tek ushtrimet që mund ti bëni vetë
Mite dhe fakte për celulitin. A zhduket ai përfundimisht? Cilat janë metodat më të mira të trajtimit, ushtrimet që ndihmojnë celulitin dhe ushqimet që e përkeqësojnë atë.
Flasim në studion e “Rreze Dielli” me estetisten Sidorela Gremi, Mite dhe Fakte për celulitin, cilat janë disa teknika të thjeshta që mund të përdorim në kushte shtëpie për reduktimin e tij sigurisht duke patur kujdes dhe në regjimin ushqimor dhe hidratimin sa më të madh të organizmit. Gjithashtu rekomanduam dhe një maskë në kushte shtëpie me përbërës natyral.
Erilanda Bakalli, instruktore fitnesi dhe Alma Hasani, praktikante fitness tregojnë dhe demostrojnë disa ushtrime efikase për celulitin që gjithsecili mund t’i realizojë vetë në shtëpi.
-
Terapia e fotove, zbulimi i ri i psikologëve, ja si funksionon
Terapia e fotografisë, të bësh foto të bën të ndihesh mirë? Kjo metodë është përdorur së fundmi nga psikologët si një urë që lidh veten tonë reale me atë ideale. Cilat janë përfitimet e kësaj terapie?
Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Lorela Garuli.
Përdorimi i fotografisë si instrument vlerësimi në praktikën klinike, gjen një përdorim shumë efikas si tek adoleshentet por dhe të rriturit. Eshtë një nga qasjet më moderne të terapisë së artit, që vjen si një risi dhe një temë e patrajtuar më parë në kontekstin psikologjik profesional shqiptar. Si të përdorim fotografinë në kontekstin vlerësues dhe të ndërhyrjes psikologjike, si ndikojnë autoportetet, albumet familjare, fotot në çift, fotot nga fëmijëria apo foto të ndryshme peisazhesh.
-
Fotografi i pazakontë, kujdes kur ta shihni nëpër rrugët e Tiranës
Brian Hoxha, fotografi i pazakontë i cili fotografon njerëz të rastësishëm në rrugët e Tiranës dhe i kthen ato në histori njerëzore duke u bërë shumë viral në instagram dhe rrjete sociale. Fotografi rrëfen si lindi ky pasion i trashëguar nga i ati, për të "dokumentuar" jetën, të gjithë personazhet e objektivit të tij janë njerëz nga përditshmëria jonë.
-
Agjerimi, Altin Joka: Qelizat "hanë" veten, ja përfitimet e trupit / gabimet dhe ushqimet e duhura
Nis muaji i Ramazanit, nutricionisti Altin Joka shpjegon si ndikon agjerimi në shëndetin tonë dhe përfitimet që mund të marrin besimtarët myslimanë në këtë muaj të madhërishëm
Myslimanët në mbarë botën gjatë muajit të Ramazanit për iftar dhe syfyr përgatisin ushqime të veçanta dhe të larmishme. Në shumicën e rasteve iftaret kalohen në prezencën e shumë miqve dhe familjarëve ku tryezat janë të shtrura me ushqime të bollshme. Po çfarë duhet të dinë besimtarët për vaktet që ata konsumojnë, çfarë bëjnë ata gabim dhe cilat janë ushqimet më të mira për të nisur një syfyr dhe për të përfunduar me iftarin? Si të ushqeheni shëndetshëm dhe cilat ushqime duhen eleminuar gjatë muajit të Ramazanit?
Nutricionisti Altin Joka foli për ushqimet që duhen konsumuar në muajin e Ramazanit dhe për gabimet që bëjnë në mënyrën e konsumimit të gjithë ata që agjërojnë. Gjithashtu nutricionisti u ndal dhe në benefitet që merr organizmi i njeriut nga agjerimi.
-
Agjeron prej 27 vitesh, Edlira Dyrmishaj nënë e 4 fëmijëve rrëfen vështirësitë e një gruaje me shami
Muaji i Ramazanit për Edlira Dyrmishaj - psikologe, besimtare myslimane, e cila agjëron prej 27 vitesh së bashku me familjen e saj.
Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Botëkuptimi i këtij muaji, një rrugëtim kuptimplotë, një filozofi e tërë reflektimi. Ramazani konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet. Përveç pastrimit të shpirtit, bëhet për tu solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira. Edlira Dyrmishaj tregon si ndikon ku muaj nga ana psikologjike, cilat janë ritualet e besimtarëve përgjatë këtyre 30 ditëve. Sa i vështirë është rrugëtimi i një myslimaneje, nënë intelektuale e 4 femijeve dhe e një gruaje të veshur me hixhab.