Champions/ Inter luan sonte sezonin, trajneri i Benfica-s: Nuk gënjehemi nga 'kriza' e tyre! M.City-Bayern, Guardiola: Vetëm perfeksioni vlen ndaj tyre

11 Prill 2023, 13:16

nter luan sonte sezonin në një ndeshje delikate për çerekfinalet e Champions League kundër Benfikës. Të dy ekipet vijnë pas rezultateve negative në kampionat, por portugezët megjithatë udhëheqin bindshëm kampionatin dhe këtë sezon s’kanë humbur kurrë në Champions League. Para ndeshjes trajneri i Benfica-s Schimdt ka kërkuar që skuadra e tij të mos gënjehet nga fakti se Interi nuk fiton prej më shumë se 1 muajsh, pasi sonte në orën 21:00 do jetë histori tjetër. Sakaq Inzaghi, trajneri i Interit që rrezikon pankinën, thotë se zikaltërit ‘duhet të luajnë me zemër dhe mend në kokë’, pasi në të kundërt do jetë e vështirë. Supersfidën pritet ta nisë nga stoli Lukaku, ndërsa Dzeko dhe Lautaro janë programuar nga fillimi.