Champions League 'çon peshë' Europën! Sonte përballja titane Paris SG-Juventus, Milan udhëton në Austri

6 Shtator 2022, 15:57

Do të nisë sonte kompeticioni me emocionet më të mëdha futbollistike në Europë Uefa Champions League, që direkt rezervon përballje si paris SG-Juventus. Milani kampion i Seria A ka udhëtuar në Austri për t’u përballur me Salzburg, ndërsa shqiptari Armando Broja pritet ta nisë si titullarë me Chelsea-n kundër Dinamo Zagreb.