Champions League/ Ndeshja e fundit për Vllazninë e vajzave: Kundër Real Madrid do jemi më mirë se herën e parë

21 Dhjetor 2022, 18:15

Vajzat e Vllaznisë të enjten përballen me Real Madrid për ndeshjen e fundit në grupet e Champions League. Futbollistet premtojnë se do luajnë më mirë se ndeshjen e parë në Shkodër, ndërsa ëndërrojnë një rezultat pozitiv.