Champions League/ Prova e zjarrit, trajneri i Interit: Për ne si finale kundër Portos! Sonte edhe City kërkon çerekfinalet kundër Leipzig

14 Mars 2023, 14:34

Interin e pret sonte një përballje tejet delikate në Portugali kundër Portos, me qëllim për të shkuar në çerekfinalet e Champions League. Trajneri i portugezëve ka kërkuar nga skuadra të mos mashtrohet nga rezultatet e dobta të Interit në kampionat, ndërsa trajneri i italianëve e ka konsideruar këtë sfidë si finale. Po sonte City pret në Angli Leipzig për të mbyllur kualifikimin.