Championsi shpëtim për sezonin, sonte Napoli-Barcelona përplasen në 'Maradona'

21 Shkurt, 16:12

Stadiumi Diego Armando Maradona do presë sonte një nga ndeshjet më interesante të fazës së 1/8 të Champions League, pasi Napoli do sfidojë Barcelonën. Të dy skuadrat kanë bërë një sezon për t’u harruar në kampionatet respektive edhe pse janë kampionët në fuqi, ndërsa Champions League është shpëtimi i vetëm.

Megjithatë Napoli vjen në këtë sfidë vetëm 1 ditë pasi emëroi trajnerin e ri, Francesco Calzona, i cili është shprehur se ‘nuk ka në dorë shkopin magjik për të bërë çudinë për 24 orë, por ka kërkuar shumë punë nga skuadra’. Sakaq Xavi i Barcelonës nuk ka dashur të deklarohet për fitore, por ka shtuar se nuk është i kënaqur me barazimin. Duhet theksuar se në 8 vitet e fundit Barcelona nuk ka mundur të fitojë ndeshjet në transfertë në 1/8 e Champions League.

Katalanasit në këtë përballje nuk kanë të disponueshëm mrojtësit Alonso dhe Balde, mesfushorin Gavi dhe sulmuesin Torres, ndërsa te Napoli mungon vetëm mesfushori Demme.