Chelsea më 'dinak' se Leicester, i mposht 1-2 në 'King Power'

23 Nëntor, 21:06

Në "King Power" Leicester vendas u mposht 1-2 nga Chelsea. "Dhelprat" nuk rezistuan më shumë se 15 minuta, me Blutë e Londrës që kaluan në avantazh me golin e Nicolas Jackson. Sërish djemtë e Marescas vijuan me sulmet e shpeshta, ndërsa ishte Madueke që gjeti golin e dytë, por u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Duhej minuta e 75-të që Enzo Fernendez të shënonte golin e dytë për Chelsea, para se Ayeu në minutën e fundit të zhbllokonte përkohësisht. Me 22 pikë Chelsea ndodhet në pozitën e tretë.

    No videos found.