Chiellini jep lamtumirën pas 17 vitesh, tifozët vajtojnë edhe ikjen e Dybala-s! Vërshëllima për presidentin Agnelli

17 Maj 2022, 13:35

Ndeshja e fundit e javës së 37 të Seria A mes Juventusit dhe Lazio-s është mbyllur me shifrat 2-2, por më shumë sesa te rezultati në ‘Allianz Stadium’ vëmendja ishte te lamtumira e Giorgio Chiellinit pas 17 vitesh, por edhe e Dybala-s që nga sezoni tjetër do veshë një tjetër fanellë.