'Ciceron', aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

3 Janar 2023, 11:11

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.Do të qëndrojë e hapur  deri  7 janar në Qendrën Kulturore “Tulla” ekspozita “Visa interview”.

2.Vijon të jetë e hapur deri në 5 janar në galerinë “Fab” ekspozita “Gjendje” e piktorit Fatmir Tufina, me 33 nga veprat e tij më të fundit.

3.Pret vizitorët  në Qendrën për Hapje dhe Dialog në kryeministri  deri në 31 janar ekspozita  “Amerikanët” e Fate Velaj, e çelur në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Artisti e gjen frymëzimin  nga arti i fotografisë së Robert Frank.

4.Vijon e hapur deri në 30 janar në galerinë “Zeta” ekspozita “Diçka nuk shkon” nga artistja pamore Blerina Muça.

5.Vijon të jetë e hapur deri në 20 janar  në hapësirën e “Harabel” ekspozita fotografike, “Lartësi mbidetare- Rrënjët italiane", që sjell imazhe nga alpinizmi e ndryshimet klimatike në botë. Në të, kultura malore shqiptare është fotografuar nga Fation Plaku.

6.Vijon deri në 22 janar në Galerinë e Arteve në Shkodër edicioni i 16-të i Ekspozitës Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun.

7.E çelur në kuadër të 60-vjetorit të poetit Agron Çalliku, në galerinë “Nikolet Vasia” në Durrës, vijon e hapur deri në 5 janar ekspozita e tij me piktura, antike dhe monedha.