Mbrëmjen e kësaj të marte më 3 dhjetor çelet edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit “Hapat”. Shfaqjet e para që do të vijnë në skenë janë “Marmelladov” me regji nga Xhino Musollari, që do të shfaqet në orën 18:00 në teatrin “Metropol” dhe “Hanë gjaku” me regji të Rafael Hoxhaj, që do të shfaqet në Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në orën 20:00.
Tre filma italianë do të shfaqen më 2,3 dhe 4 dhjetor në orën 19:00 në kinema “Millenium” në kuadër të aktivitetit “Kinemaja e re italiane në Tiranë“. Këtë të hënë do të shfaqet filmi “Un mondo a parte”, ndërsa të martën filmi “Vermiglio” nga Maura Delpero.
“Mede(a)t!!! (Për një Medea më pak!)” është shfaqja teatrore që do të vijë këtë të hënë në 2 dhjetor, ora 16:00 në Pallatin e Kulturës në Rrëshen. Shfaqja është një rishkrim i veprës së Euripidit dhe me materiale të tjera nga Helge Kamp, Louise Glück dhe Anna Oxa.