‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’

22 Nëntor, 13:06

Të kam në mendje” është projekti fotografik i drejtuar nga Malda Susuri, që do të prezantohet më 23 nëntor në orën 17:00 deri në orën 24:00 te Piramida. Projekti synon të adresojë sfidat e shëndetit mendor me të cilat përballen të rriturit në Kosovë dhe në Shqipëri si pasojë e pikëllimit dhe humbjes.

“Nata e dymbëdhjetë”nga Uilliam Shekspir është shfaqja që do të vijë për publikun në teatrin e Metropolit në Tiranë më 22, 23 dhe 24 nëntor në orën 19:00.

Vijon të mbahet edhe këtë të premte në Pallatin e Brigadave, Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe. Në ditën e dytë të këtij Kuvendi do të prezantohet Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe dhe puna që është bërë deri më tani me këtë fjalor. Mes shumë çështjeve dhe problematikave të tjera lidhur me gjuhën do të diskutohet edhe për të ardhmen e shqipes në epokën e teknologjisë.

    No videos found.