Ciceron/ "Guida" kulturore! Çfarë mund të prisni nga arti në Tiranë dhe rrethe

15 Tetor, 15:53

Poezia e Gasper Palit do të jetë objekt i mbrëmjes së kësaj të mërkure në qendrën “Berk”, ku do të diskutohet për të sjellë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të rëndësisë së Palit në letërsinë shqipe, duke nisur me një hyrje të shkurtër të jetës së tij, ndikimeve të hershme dhe leximit të veprës në kontekstin historik dhe kulturor të kohës. Takimi organizohet pas botimit të veprës së Gasper Palit nën kujdesin e Lisandri Kolës dhe në të do të shqyrtohet edhe receptimi i poezisë së Palit, si gjatë jetës ashtu edhe nën censurën realizmit socialist.

    No videos found.