“Koncerti” është shfaqja që mund të ndiqni në orën 20.00 të së enjtes në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" në Tiranë.
Realizuar sipas romanit “Një engjëll veshë me frak” të autorit Stefan Çapaliku, “Koncerti” vjen me regji dhe dramatizim të Giacomo Pedinit.
Ngjarjet e pjesës vendosen në Shkodrën e viteve pesëdhjetë, kur Evropa është e ndarë në dy blloqe politiko ideologjike dhe Shqipëria është e dominuar nga Enver Hoxha.