Ciceron/ Kultura në një ‘klik’: “Martesë me kushte”, komedia e Dario Fo çel siparin e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar! Ekspozita në Tiranë e rrethe

9 Janar, 14:40

Komedia e Dario Fo “Martesë me kushte” çel sezonin e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar për këtë vit, nga kjo mbrëmje në orën 19.00 për tri net radhazi me regji të Altin Bashës, dhe interpretim të dyshes Olta Daku dhe Gazmend Gjoka.

Pret vizitorët deri në 15 janar në Shtëpinë e Evropës ekspozita “Mirdita në fotografi”, ku do të evidentohet ndër të tjera trashëgimia kulturore, arkitektonike dhe punët artizanale të zonës.

Drama “Dua një vend” nga Andreas Flurakis, jetësohet nga nesër në orën 19.00, për katër net radhazi në skenën e Teatrit Eksperimental me regji të Ema Andreas.