CICERON/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

9 Nëntor 2022, 15:06

Libri “Deti i zi” me autor akademikun Zajnullah Rrahmani, prezantohet këtë të mërkurë në orën 19.00 në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Ansambli Popullor vendos në skenën e “Operas” këtë të mërkurë dhe të enjte në orën 19.00 shfaqjen “Trimat e Jutbinës”, me regji dhe kompozim muzikor të Gerti Drugës.

Ekspozita "Mythodea", me veprat e fundit të skulptorit të ndjerë Arben Bajo pret vizitorët deri në 12 nëntor në Galerinë Fab.

Vijon të jetë e hapur deri në 25 nëntor ekspozita e grafikës  në Galerinë e Artit Tiranë, mbajtur në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës.

Komedia “Nina” me regji të Marsel Rupit do të shfaqet nga data 9 në 13 nëntor në orën 19.00, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Teatri Shëtitës “Çajupi” ndal në Gjirokastër. “Kur ikën macja” me regji të Kiço Londos, shfaqet në teatrin “Zihni Sako” , në kuadër të Takimit Mbarëkombëtar Teatror.