CICERON/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

14 Nëntor 2022, 12:07

Promovohet këtë të hënë në orën 18.00, në COD të Kryeministrisë, monografia “Maestro Gjelosh Gjokaj”. Vizitorët do të mund të shohin një sërë veprash nga opuse të ndryshme të krijuesit.

Një koncert dedikuar personave autikë, do të mbahet këtë të hënë në orën 17.00 në Teatrin Eksperimental, me të ftuar special si Noizy, Eranda Libohova, Xhesika Polo e Mates Frroku.

Pas premierës në Korçë, shfaqja e skenës së pavarur “Mbyllja e dashurisë”  me Luiza Xhuvanin dhe Vasjan Lamin, mbahet këtë të hënë e të martë në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.

Nga ora 17.00 në orën 20.00 këtë të diel në sheshin Italia, foto dhe video të ndryshme do të shfaqen në 360 gradë brenda një kabine në kuadër të Javëve Emirate

Pas Pallatit të Brigadave, Banda Kombëtare e Emirateve mban një koncert këtë të hënë në orën 17.00 në sallën ‘Tonin Harapi’.

Këtë të hënë nga ora 17.00 në orën 19.00 do të mbahet pranë “Harabel” një workshop me kaligrafi e dizajn arab, në kuadër të Javëve Emirate.

Qendra e Librit promovon këtë të hënë në orën 18.00 libri  “28 rrahje zemre të përkryera matematikore" të Flogerta Krypit.

Koncerti “Peizazhi i pyllit të harruar” me muzikë të kompozitorit Feim Ibrahimi, do të mbahet këtë të hënë në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Mbahet këtë të hënë në orën 18.00,  në teatrin “Bylis” në Fier shfaqja “Çertifikata e martesës” me regji të Driada Dervishit .