Ciceron/ ‘Show must go on’, muzika e ‘Queen’ në Opera! Artistët e rinj pikturojnë ‘live’ te “Agimi”! 2 shfaqje në teatro dhe premiera e Cirkut për vogëlushët!

20 Janar, 13:30

Vogëlushë e familjarë mund të ndjekin sot e nesër në orën 11.00 spektaklin më të fundit të Cirkut Kombëtar “Shake Spirit” në sallën e re pranë Komunës së Parisit, me një sërë numrash të larmishëm.

2. Orkestra Simfonike e Operas nën dirigjimin e Roberto Molinellit dhe zërin e Antonello Carozza-s, sjell sot e nesër në orën 19.00 në Teatër magjinë e grupin "Queen" me "Shoë must go on".

3.Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit, shfaqet e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.