Çifti amerikan do i shiste sekrete bërthamore një shteti, bien në pranga pas një operacioni një vjeçar nga FBI

11 Tetor 2021, 18:51

Pas një operacioni njëvjeçar nga agjentët e fshehtë të FBI-së, një çift në Marilend të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar për përpjekjen për të shitur sekretet bërthamore amerikane në një vend tjetër në këmbim të kriptomonedhës.

Inxhinieri bërthamor i Marinës amerikane Jonathan Toebbe, i cili mban një certifikatë sekrete sigurie dhe gruaja e tij Diana u arrestuan të Shtunën në Virxhinia Perëndimore nga FBI dhe Shërbimi Hetimor Penal Detar pasi dyshja shitën informacione në lidhje me projektimin e anijeve luftarake amerikane me energji bërthamore për një person që ata besonin se ishte një përfaqësues i një fuqie të huaj, por në fakt ishte një agjent i fshehtë i FBI -së, "sipas një deklarate të Departamentit të Drejtësisë.