Një çift të rinjsh gjermanë kanë kaluar pushimet në vendin tonë dhe kanë mbetur të mahnitur. Thomas dhe Manuela Wagner kanë sjellë filmime gjatë udhëtimeve të tyre, kryesisht në veriun e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këto pamje dhe falënderoi çiftin Thomas dhe Manuela Wagner, të cilët pas pushimeve në jug në vitin 2019, këtë vit iu drejtuan veriut duke përshkuar liqenin e Komanit.

















