Cikloni tunizian nga Afrika e Veriut përmbyt Italinë! Moti i keq ‘gjunjëzon’ Emilia Romagna 900 të evakuuar

16 Maj 2023, 21:44

Një ciklon Tunizian i ardhur nga Afrika e Veriut ka përmbytur disa rajone në Italinë qendrore. E rënduar është situata në Emilia Romagna ku janë evakuuar 900 banorë. Situata pritet te jetë kritike deri ditën e enjten, ndërsa është pezulluar mësimi në shkolla e po ashtu edhe linjat hekurudhore.