Cilat janë tiparet e një kolegu toksikë, ja si t’i kuptoni nëse keni pranë një të tillë

26 Prill 2022, 13:15

 

Ambienti i punës mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tuaj, prandaj është e rëndësishme që të siguroheni se nuk jeni vetëm të kënaqur, por jeni edhe të lumtur në praninë e njerëzve që ju rrethojnë aty. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv,  Anila Kaba Bashllari, mentore dhe Arjeta Pelinku, punonjëse sociale treguan tiparet e kolegëve toksikë dhe si t’i shmangni këto sjellje në një ambient pune.