City 'i kall datën' United në derbi, fitore tenistike në Etihad! Halaand i 'tmerrshëm', tre 'tripleta' radhazi në shtëpi

2 Tetor 2022, 20:56 | Përditesimi i fundit: 2022-10-02 21:57:02

Është mbyllur me një rezultat tenistik dhe fitore të thellë 6-3 në favor të City-t derbi i Manchester-it kundër United. Në ‘Etihad Stadium’ ekipi i Guardiolës e nisi me një vrull të frikshëm, pasi pjesa e parë përfundoi me shifrat 4-0. Dy gola Foden dhe dy Halaand. Me nisjen e pjesës së dytë Manchester United shënoi golin e nderit me Antony-n, i cili hyri si zëvendësues, ndërsa menjëherë më pas klubi ‘sheik’ i dërgoi shifrat në 6-1 falë Halaand dhe Foden. Të dy futbollistët realizuan ‘tripletë’ në derbi, ndërsa deri në fund të lojës United zbuti humbjen me dy gola të Martial.