Një tornado e rralë ka përfshirë disa fshatra në Republikën Çeke, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 60 të tjerë.
Tornadoja u formua gjatë pasdites së të enjtes, pas një vargu stuhish me shtrëngata që kishin përfshirë të gjithë vendin. Shtatë qyteza dhe fshatra janë dëmtuar rëndë, teksa fenomeni i egër natyror shndërroj ndërtesa të tëra në rrënoja dhe ktheu makina të shumta përmbys. Mbi 120,000 shtëpi mbetën pa elektricitet.