Çmenduri për ndeshjen hapëse të Botërorit, tifozët e Meksikës në stadium 5 orë e 30 minuta para ndeshjes

11 Qershor, 18:33 | Përditesimi: 11 Qershor, 18:33

Turma të mëdha tifozësh kanë pushtuar stadiumin ‘Azteca’ në Meksikë para nisjes së ndeshjes kundër Afrikës së Jugut.

Mediat bëjnë me dije se tifozët e parë në stadium, për ndeshjen hapëse të Botërorit, janë paraqitur 5 orë e gjysëm para. Kjo tregon dëshirën e madhe për të qenë prezent dhe fuqinë që ka Botërori, sidomos për një ndeshje hapëse.

Stadiumi ‘Azteca’ ku do të luhet ndeshja ka një kapacitet prej 83 mijë tifozësh, ndërsa vlen për t’u theksuar se me orën meksikanë tifozët janë paraqitur herët në mëngjes në stadium. Bëhet fjalë rreth orës 7:30 të mëngjesit në Meksikë.

E.H/Shqiptarja.com