'Çmenduria' e një personi për video në 'Tik Tok', alarmon blutë e Korçës! Qytetarët raportojnë për një person të shtrirë në rrugë, mbuluar me një çarçaf me 'gjak'

7 Shtator 2021, 14:58 | Përditesimi: 7 Shtator 2021, 14:58

Çmenduria për një video 'interesante' në rrjetet sociale nuk njeh kufij. Ky është rasti i një personi në Korçë, i cili ka alarmuar qytetarët dhe policinë. Në hyrje te pazarit të Korçës shihet një person i shtrirë në mes të rrugës i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë.

r.k./Shqiptarja.com