Çmontohet banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri me 3 'bosa' shqiptarë nga Durrësi! 20 'arrest me burg' nga GJKKO, 15 në pranga! Sekuestrohen 5 mln euro

26 Janar 2023, 14:56 | Përditesimi i fundit: 2023-01-26 17:31:21

Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, në koordinim me EUROJUST kanë arritur të shkatërrojnë rrjetin e bandës së trafikut të drogës, të drejtuar nga 3 shqiptarë.  43 urdhër-arreste në të dyja vendet dhe 5 milionë euro të sekuestruara ka qenë bilanci i operacionit antidrogë të bandave italo-shqiptare në Bergamo.