‘Çohuni nga kafja’, qytetarët në Elbasan sërish në protestë për Zvërnecin

6 Qershor, 22:35 | Përditesimi: 6 Qershor, 22:35

Ka vijuar në ditën e dytë protesta në qytetin e Elbasanit kundër resortit në Zvërnec. Fillimisht qytetarët u mblodhën në qendër të qytetit në sheshin “Gensher “ ku dhe përcollën mesazhet e tyre. Protesta  në Elbasan u  shoqërua me pankarta dhe thirrje kundër asaj që protestuesit e cilësojnë si keqqeverisje.

E.H/Shqiptarja.com