Çollaku: Beteja jonë në shtator në çdo front , edhe në rrugë, por paqësisht! Largimet masive në Korçë? S’është dramë! U dorëhoqën, por s’ikën nga PD-ja

29 Korrik 2021, 13:28 | Përditesimi i fundit: 2021-07-29 14:53:53

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se beteja e opozitës në parlament do të zhvillohet në të gjitha frontet, por në mënyrë paqësore. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për protesta në rrugë, mirëpo kjo si një formë paqësore tha ai, duke theksuar që synimi nuk është rrëzimi i qeverisë Rama, por sipas tij, shkatërrimi i fenomenit kur “pushteti është i kapur nga krimi”.