Conference League në Tiranë, Veliaj për Report Tv: S'do tolerojmë dhunë e vandalizëm! Pjesa qendrore e Tiranës pedonale, s'do ketë lëvizje të urbanëve

24 Maj 2022, 15:52

Kryebashkiaku Erion Veliaj për Report Tv ka treguar detaje nga organizimet për Conference League.

"Tirana ka treguar më të mirë, janë treguar mikpritës, shumë prej tyre kanë qerasur tifozët, kanë hapur shtëpitë, do vazhdojmë këtu. UEFA na ka konfirmuar që jemi qyteti që është përgatitur më mirë në të gjitha aspekt, që nga pastërtia, pritja e tifozëve dhe fakti që kemi marrë këto rezultate, besoj që është një kompliment shumë i madh, nesër do jetë dita më e vështirë, do vijnë kryetarët e Bashkisë së Romës dhe Roterdamin, nuk do të tolerojmë akte të dhunës dhe barbarizmit.