Conference League/ Tirana, sot e nesër qendra e futbollit evropian! Mbërrijnë Roma e Feyenoord! ‘Ndizet’ kryeqyteti, mijëra tifozë vijnë përmes Rinasit dhe Portit të Durrësit

24 Maj 2022, 19:36 | Përditesimi i fundit: 2022-05-24 21:33:44

Tirana është mbushur me tifozë. Finalja e Conference League ka sjellë këtë të martë me mijëra tifozë nga Holanda, ndërkohë që italianët janë më të paktë në numër pasi priten me dhjetëra mijëra nesër! Kryeqyteti është zbukuruar me ngjyrat e bukura të futbollit dhe është gati për ditën historike.