Çorbë me petka të çastit nga zonja Vjollca

29 Qershor, 10:49

Çorbë me petka të çastit

Përbërësit:

400 gr tul viçi

3 lugë gjelle vaj      

2 thelpi hudhër

1 qepë

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 domate

1 lugë gjelle salcë domate

1 patate

kripë dhe piper të zi

majdanoz

Për petkat

150 gr miell

kripë

1 vezë

2 lugë gjelle ujë të ftohtë

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin të prerë në kubikë të vegjël deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë, shtojmë hudhrat të prera imët I përziejmë për 2 minuta e më pas shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël, vazhdojmë përzierjen deri sa qepa të zbutet. Shtojmë specat të prera në kubikë shumë të vegjël, domaten në kubikë të qëruara nga lëkura, salcën dhe 1 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë I trazojmë për -23 minuta, kripë, piper të zi, 1.5 litër ujë e lëmë mishin të ziejë ndërkohë. Në një tas shtojmë miellin, kripë, vezën dhe 2 lugë gjelle ujë I përziejmë deri sat ë na formohet një brumë i lidhur. E lëmë të pushojë për 10 minuta dhe më pas hapim një petë të trashë 2 mm ose 0.2 cm e presim në shirita me trashësi 0.5 cm e më pas në katorë me po këto gjatësi brinjësh 0.5 cm. I shtojmë në tenxhere dhe I lëmë të ziejnë 8 minuta deri sa fillojnë të ngjiten në sipërfaqe. Shtojmë përsëri 2 lugë gjelle majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha