COVID/ Alimehmeti në 'Repolitix': Kemi arritur imunizim, por jo aq sa duhet! Brataj: Vështirë të vihen masa të reja, kur s'po zbatohen ato që janë në fuqi! Sallabanda: Vaksina të ndahet nga politika

4 Nëntor 2021, 07:17

TIRANË- Shqipëria ka një imunizim të popullatës, në shifra të mirë, ka thënë epidemiologu Ilir Alimehmeti në studion e report Tv, megjithatë ai theksoi se vendi ynë nuk është në fazën kur duhet të çlirohen masat krejtësisht. Ai tha se rastet e infeksionit kanë qenë në ulje, por shtoi se kurba pësoi një rritje të menjëhershme dhe "faji" ishte te grumbullimi i mbi 20 mijë personave të mbledhur në stadium në ndeshjen Shqipëri-Poloni, prandaj  theksoi se duhet të shmangen grumbullimet e njerëzve.

"Jemi në një rënie të lehtë, por e pamë që një event i vetëm i rriti rastet, ishte ndeshja e futbollit, nga rënia përnjëherë u kthye kurba, jo vetëm në stadiume, por edhe në vend të tjera. Po biem, kjo tregon që ka një nivel imunizimi, jo atje ku duhet, por nuk jemi keq, nuk është momenti që të çlirohemi total, do jetë më i lirë se dimri i kaluar, në pranverë do bëhen llogaritë", tha epidemiologu Alimehmeti në Report Tv.