COVID/ Mbërrijnë 340 mijë doza Coronavac, Rama: Shkon në mbi 1 milion e gjysmë numri total i vaksinave! Manastirliu: Vijojmë me vaksinimin e hapur, ulim fashën e moshës

15 Korrik 2021, 08:29 | Përditesimi: 15 Korrik 2021, 08:29

340 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm, ndërsa lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas Ramës, kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani.

KT/Shqiptarja.com