COVID/ Qeveria greke përgatitet për vjeshtën: Plani i ri, vaksinë anti-COVID ose test për t’u ulur në kafene

2 Gusht 2021, 12:28

Qeveria greke po merr masa të reja me qëllim që të shmangë bllokimin e radhës në muajt e dimrit kur rrezikohet një tjetër valë e pandemisë.

Sipas planit të ri parashikohet që duke nisur nga vjeshta në të gjitha shërbimet publike në ambiente të brendshme do të ketë kontrolle të vizitorëve dhe të klientëve, të cilët duhet të kenë me vete  testin në rast se nuk janë vaksinuar. Kjo masë do të zbatohet edhe në kafene.