Covid-19, a jemi të rrezikuar nga varianti Delta?-Pse janë shtuar aksidentet rrugore?

2 Korrik 2021, 23:13

Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë situatën epidemiologjike në vend. Bien ndjeshëm rastet me Covid-19, ulet ora policore, por a rrezikon vendi të përballet me variantin Delta që po përhapet me shumë shpejtësi në Europe? Të ftuar në studio Skënder Brataj shefi i Urgjencës Kombëtare dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti. Në pjesën e dytë u trajtua tema e aksidenteve rrugore. Cilat janë shkaqet që kanë çuar në shtimin e aksidenteve dhe cfarë duhet bërë për të ulur numrin e tyre? Të ftuar në studio shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit Skënder Ismaili dhe gazetari Sokol Dema