COVID-19/ Alimehmeti për Report Tv: Situata në vend është qartësisht më e mirë!

13 Prill 2021, 14:45

Ndërsa vendi po ecën me ritme të mira të vaksinimit shifrat e infektimeve me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm. Për mjekun epidemiolog, Ilir Alimehmeti qartësisht situata është më pozitive duke iu referuar shifrave. Në një intervistë për Report Tv Alimehmeti, thotë se përqindja e pozitivitetit është më poshtë se 10%.

"Në këto përqindje pozitiviteti të testeve, më pak se 10%. Kjo ka ndodhur vetëm në fillim të pandemisë. Situata është qartësisht më e mirë. Nuk mund të bëjmë llogarinë me shtetet e Evropës për vaksinimin, asnjë shtet nuk ka arritur përqindje të rëndësishme vaksinimi përveç Mbretërisë së Bashkuar, e cila tashmë ka një situatë shumë më të mirë dhe efekti është shumë më i mirë", tha Alimehmeti.