COVID/Trefishohen kërkesat e qytetarëve për tampon! Epidemiologia: Më shumë raste në periferinë e Tiranës

5 Gusht 2021, 21:32 | Përditesimi: 5 Gusht 2021, 21:32

Prania e variantit Delta në Shqipëri ka trefishuar kërkesat e qytetarëve për të bërë tampon. Epidemiologia Ermelinda Murati tregon se të infektuarit po shfaqin shenjat e një viroze të lehtë.

"Tani në këto ditët e fundit në fakt është shtuar dhe kërkesa e qytetarëve për të bërë testime dhe le të themi janë shtuar dy-trefish më tepër. Mesatarisht mund të shkojë dhe 50-60 testime një grup. Kanë shfaqur shenja të viroze të lehtë, ka dhe qytetarë që nuk shfaqin forma të rënda të virusit apo shenja të COVID. Janë vatra familjare, janë njerëz që kanë pasur kontakte me persona të ardhur nga jashtë apo me njerëz të tjerë të infektuar me virus", tha epidemiologia

LR/Shqiptarja.com