CRIME STORY: Fredi Beleri që duhet të njohim

22 Mars, 22:05

Në shkurt të vitit 2023, Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“ për kreun e Bashkisë së Himarës, e nisi fushatën me flamurin e Vorio Epirit pas shpatullave. Ishte i njëjti flamur që u përdor, në vitin 1914, në Gjirokastër, gjatë shpalljes së të ashtuquajturës “Republika Autonome e Epirit të Veriut”, një flamur që simbolizon pretendime territoriale ndaj trojeve shqiptare.