Cristiano Ronaldo bën gjestin e papritur në konferencën për shtyp, largon Coca-Cola nga tavolina: Ujë më mirë

15 Qershor 2021, 08:15

Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të pazakonte teksa është ulur përballë gazetarëve në një konferencë për shtyp. Kapiteni portugez pa dy shishe Coca-Cola përballë tij dhe i largoi menjëherë.

Ai mori një shishe uji, ia drejtoi gazetarëve duke thënë se nuk duhet të pinë pije të gazuara: Uji të bën mirë.