Të jesh prind i një adoleshenti nuk është aspak e thjeshtë, është një periudhë e mbushur me sfida dhe vështirësi. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, mamatë VIP, nutrionistja Diola Dosti, Interior Designer Anila Hetoja dhe psikologia Bona Mickley rrëfyen eksperiencën e tyre si mama të fëmijëve adoleshentë, vështirësitë që kanë hasur dhe eksperiencën e fituar.
Gjatë bisedës Diola Dosti ndau eksperiencën e saj se si arriti në një pikë ku i kërkoi vajzës të ikte nga shtëpia nëse nuk merrte vetëm 10, për shkak të presionit të akumuluar.




















