Çudit psikologia, ja çfarë bëjnë shqiptarët kur divorcohen, nuk jua merr mendja

19 Janar 2022, 12:40

Gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka pasur një trend rritës të numrit të divorceve, për shkak të shumë faktorëve të cilët mbledhur sëbashku çojnë në marrjen e një vendimi të tillë tepër të rëndësishëm. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dieli” në Report Tv, psikologia ligjore Valbona Treska renditi  shkaqet kryesore që çojnë shumë çifte drejt këtij vendimi.

Ka një trend në rritje të numrit të divorceve gjatë viteve të fundit që konsiderohet normale kundrejt zhvillimit që ka pasur shoqëria, është e pritshme në të gjithë botën në fakt, nuk po ndodh vetëm në Shqipëri. Me zhvillimin e shoqërisë, me ndryshimin e dinamikave, vijnë dhe këto problematika. Gjithashtu ne kemi disa specifika si shoqëri  kundrejt vendeve të tjera siç është emigracioni që ka ndikuar në rritjen e divorceve, problemet financiare  apo vështirësitë ekonomike që është një faktor në rritje për divorcet.Gjithashtu edhe mënyra se si familja funksion që ka të bëjë me dominancën e mashkullit brenda familjes, që ka të bëjë me mënyrën se si familja funksion në tërësi, dhe nënshtrimi i femrës. Edhe femra është zhvilluar dhe ka krijuar pavarësi dhe kjo padyshim sjell tjetër kërkesa dhe qasje brenda familjes. Pra ka disa faktorë që i mbivendosen njëri tjetrit  që partnerët të shkojnë në vendimin për divorc” shpjegoi ajo.

Duke marrë shkas nga shtimi i rasteve të divorcit në vendin tonë, si dhe problemet që shfaqen në shëndetin e fëmijëve, psikologia Treska tregon se shumica e divorceve bëhen në mënyrë toksike ndërkohë që duhet të ketë një gjuhë paqësore në mënyrë që t’ia bëjnë sa më të lehtë procesin fëmijëve.

Pjesën më të madhe të divorceve i kemi toksike, që nuk arrihet të gjendet gjuhë paqësore midis çiftit. Por ka një trend në rritje të çifteve që arrijnë të gjejnë komunikimin me njëri-tjetrin dhe arrijnë ta bëjnë divorcin qetësisht. Ato çifte që nuk përfshinë familjen dhe vendosin ta bëjnë qetësisht divorcin, që vendosin bashkërisht për divorcin dhe nuk përfshijnë familjet e mëdhaja shkojnë më paqësisht në divorc dhe si ja transmetojnë fëmijës” shtoi ajo më tej.