'Çunat janë të bindur se do dalim kampion', Murataj: Partizani i ka dominuar kundërshtarët me lojë dhe rezultat

5 Maj, 13:50 | Përditesimi i fundit: 2021-05-05 13:55:05

Në fundjavë Partizani mori kryesimin e Superligës dhe Valentino Murataj, një nga futbollistët e të kuqve, është shumë i bindur se nuk do e lëshojnë kreun deri në fund.

“Mendoj se në kemi shumë kualitete në skuadër për të zgjidhur ndeshjet. E rëndësishme është se Partizani në këto ndeshjet e fundit ka qenë shumë grup dhe mendoj se çunat janë të bindur se do dalin kampion. E kam këtë bindje sepse çdo ndeshje kemi treguar se jemi më të fortë se kundërshtarët si me lojë ashtu edhe me rezultat,”-u shpreh futbollisti.

Murataj nuk i vë në diskutim tre pikët në ndeshjen e ardhshme kundër Skënderbeut.

“Nuk mund të them për Skënderbeun çfarë objektivi ka, por unë them për Partizanin që ka qëllim të vetëm titullin kampion. Ne do ta luftojmë dhe sulmojmë titullin. Nëse duam këtë duhet të fitojmë të pesta ndeshjet. Besoj se në Korçë do marrim tre pikët,”-tha ai.

Mesfushori i Partizanit përveç bindjes për fitore shprehet se skuadra nuk do heqë dorë as nga loja e bukur.

“Ndeshjet e fundit të rëndëishme janë pikët, por ne kemi treguar se marrim tre pikët dhe bëjmë dhe lojë. I bëjmë të dyja."

Kujt nga rivalët i druheni më shumë?

“I druhem vetëm Partizanit. E them këtë jo për të qenë egoist por sepse e kemi treguar në fushë dhe jo nëpër intervista.”

Përse i druheni Partizanit?

“I druhem Partizanit sepse duhet ti marrim çdo ndeshje me seriozitet. Jo se nuk i kemi marrë, por duhet të jemi më të përqëndruar. Përshembull Apolonia na ka barazuar këtu në fund, pastaj humbëm me Skënderbeun. Këto ndodhin në futboll, por duhet të jemi më të përqendruar sepse jemi në fund dhe nuk na lejohen gabimet.”

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha